Transformimi i Policisë Bashkiake, Suli: Policia Bashkiake tërësisht në shërbim të komunitetit

Pa uniformë, pa korrektësi dhe pa përpërgjegjshmëri ndaj qytetarit, kjo ka qënë Policia Bashkiake që për 12 vite ka patrulluar nëpër territorin e Kamzës.

Falë kryetarit të Bashkisë Kamëz, Policia Bashkiake sot ka marrë një tjetër pamje, duke u kthyer në terren me sjellen dhe imazhin e duhur në shërbim të qytetarit.

Për herë të parë, tre police femra i bashkohen trupës së Policisë Bashkiake në Kamëz, e cila gjendet gjithmonë në krye të detyrës, për t’u kujdesur për sigurinë e kalimtarëve, si dhe mbarëvajtjes së qytetit në tërësi.

Policia Bashkiake mbas 12 vitesh vjen më një shërbim të planizuar edhe në fundjavë. Gjithashtu uniformat e reja të policisë, pra pajisja me to duke i dhënë seriozitet dhe vlerësim punonjësit ka rritur përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve.

Kryebashkiaku Suli theksoi se policet femra janë një vlerë e shtuar për Policinë dhe së shpejti më shumë police femra do të jenë pjesë e Policisë. Gjithashtu tanimë Policia Bashkiake do jetë në shërbim të qytetarëve të Kamzës duke u shërbyer me përkushtim në çdo ditë të punës.