U dëmtuan nga tërmeti, Bashkia Kamëz nis punën për rindërtimin nga e para të 24 banesave

 

Tërmeti i parë i 21 shtatorit shkaktoi dëme edhe në Kamëz. Fatkeqësitë natyrore nuk parashikohen, por duhet që të bëhet e pamundura të ndihmohen qytetarët që t’i kalojnë sa më lehtë duke iu ofruar ndihmën e duhur institucionale.

Këtë detyrim institucional Bashkia Kamëz e ka kryer më së miri. Veç ndihmës së parë të dhënë menjëherë në terren nga strukturat e Bashkisë ekspertët kanë bërë verifikimin dhe konstatimin e shtëpive të pabanueshme pas tërmetit për të nisur më parë nga puna për ndërtimin e tyre!

“Falë mbështetjes së qeverisë, ka nisur puna për rindërtimin e 24 banesave të dëmtuara. Filluam dhe ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, të familjeve: Lini, Laska dhe Doçi, të cilëve i dorëzohen në dorë çelësat e banesave përkatëse!”- thotë kryebashkaiku Suli.

Kryebashkiaku i Kamzës Suli garanton se së shpejti do të përfundojë ndërtimi i 24 shtëpive.