Na kontaktoni

FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESIONET E MENTORIMIT NË KUADËR TË THIRRJES SË PARË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE NË KAMËZ!

Në kuadër të Thirrjes së parë publike për OShC-të në partneritet me projektin ReLOaD2 në Shqipëri, ju informojmë se Bashkia Kamëz organizon sesione mentorimi sipas agjendës dhe detajeve në vijim:

• Data 13 Dhjetor 2021, Bashkia Kamëz, Pallati i Kulturës.

Ora 10:00-12:30-Korniza logjike
Ora: 13:30 – 16:00- Projekt propozimi

• Data 14 Dhjetor 2021, Bashkia Kamëz, Pallati i Kulturës.

Ora: 10:00 – 12:30-Buxheti dhe Plani i aktiviteteve
Ora: 16:00 – 18:00 Çështje të tjera të aplikimit

Gjatë këtyre sesioneve, një ekspert i fushës do të japë mbështetje për organizatat në çështjet e mësipërme.
Organizatat e interesuara për të marr pjesë në sesionet e mentorimit duhet të dërgojnë një email duke cituar datën dhe sesionin/et që janë të interesuar të marrin pjesë.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën: [email protected].

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...