Na kontaktoni

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së tretë publike për organizatat e shoqërisë civile në Bashkinë Kamëz

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së tretë publike për organizatat e shoqërisë civile në bashkinë kamëz

 

Bashkia Kamëz në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe e zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (PNUD), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Tretë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC-të).

Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OShC-të i tematikave që do të shërbejnë për të vendosur përparësitë e thirrjes. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentët strategjikë ekzistues, Bashkia Kamëz ka përzgjedhur prioritetet më emergjente të cilat kanë nevojë të konsultohen dhe validohen në bashkëpunim me Organizatat e Shoqërisë Civile.

Të gjitha OshC-të e interesuara për t’u bërë pjesë ë këtij procesi, janë të ftuara të marrin pjesë në konsultimin publik në përzgjedhjen e përparësive që do të organizohet në datë 25 Korrik 2023, ora 11:00ambientet e reja të Bashkisë, në Valias.

Më poshtë do të gjeni rendin e ditës dhe çështjet kryesore për diskutim:

  • Prezantim i projektit ReLOaD2;
  • Diskutimi / konsultimi i përparësive të propozuara për Thirrjen e Tretë publike për OshC-të në Bashkinë Kamëz, si vijon:
  1. Mjedis

1.1  Zgjidhje të Integruara për mbrojtjen e mjedisit.

1.2  Hartimi i Planit të Veprimit.

 

  1. Shërbim Social

2.1  Rehabilitimi dhe integrimi i viktimave të dhunës apo trafikimit nëpërmjet shërbimeve mbështetëse.

2.2  Integrimi i personave me aftësi ndryshe në tregun e punës.

 

  1. Rinia

3.1  Edukimi joformal i të rinjve.

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz shpall thirrjen për grante për mbështetjen e projekteve të OSHC-ve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe politikave rinore

Bashkia Kamëz shpall thirrjen publike në kuadër të fuqizimit të të rinjve dhe politikave rinore, me qëllim fuqizimin e rolit...

Bashkia Kamëz është një nga 27 qytetet që po nxisin ndryshime të qëndrueshme përmes programit URBACT Pioneers Accelerator

Qyteti i Kamzës është bërë pjesë e nismës URBACT Pioneers Accelerator, një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon forcimin e...