Na kontaktoni

Kamëz, rikonstruktohet kopështi “Hilary Clinton” kushte moderne për 230 vogëlushë

Bashkia Kamëz ka rikonstruktuar plotësisht kopështin “Hilary Clinton”. Falë këtij investimi janë siguruar kushte moderne për 230 vogëlushë të zonës “Qendër Kamëz”. Ky kopësht është rikontruktuar tërësisht falë kontributit të bizneseve të shumta duke kryer instalimin e sistemit të ngrohjes qëndrore dhe do të pasohet për vitin 2020 nga rikonstruksioni dhe ndërtimi i të tjera institucioneve edukuese dhe arsimore si kopështe, çerdhe dhe shkolla.

Kryetari i Bashkisë Rakip Suli i ka dhënë prioritet përmirësimit rrënjësor të infrastrukturës arsimore në Kamëz dhe në buxhetin e këtij vitit fokusi nuk do jetë thjesht rikonstruksioni, por dhe ndërtimi i objekteve të reja si çerdhe, kopshte dhe shkolla.  Në inagurimin e përfundimit të punimeve të kopshtit “Hillari Klinton”, kryetari i Bashkisë së Kamzës, tha se rikonstruksioni total i këtij kopshti u bë pas shumë vitesh neglizhencë.

“Premtimet po bëhen realitet! Sot 230 vogëlushëve të zonës “Qendër Kamëz”, iu hapën dyert e një kopshti model! Pas kaq shumë vitesh neglizhencë, ky kopsht u rikonstruktua tërësisht, duke kryer instalimin e sistemeve të ngrohjes qendrore dhe duke ofruar të gjitha kushtet sa më komode dhe duke kontribuar në mirërritjen e të vegjëlve të këtij komuniteti”, -tha z.Suli.
Zoti Suli e konfirmoi faktin se së shpejti, Bashkia Kamëz do të angazhohet për hapjen e kopshteve të reja në të gjithë territorin e qytetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...