Na kontaktoni

Këshilli Bashkiak Kamëz miratoi sot Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kamëz, “KAMZA 2036”, një akt të munguar prej vitesh dhe të shumëkërkuar nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit

Këshilli Bashkiak Kamëz miratoi sot Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kamëz, “KAMZA 203”, një akt të munguar prej vitesh dhe të shumë kërkuar nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit.

Me miratimin e Planit të Ri Urbanistik merr një tjetër hov zhvillimi dhe prespektive gjithë territori i Bashkisë Kamëz, rritet vlera e pronës për qytetarët dhe krijohet Kamza e re e urbanizuar me kurorën e gjelbër të saj që i bashkëngjitet metropolit të madh Tiranës.

Lajmin e jep kryebashkiaku Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:

Historike🔽
Këshilli Bashkiak Kamëz miratoi sot Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Kamëz, “KAMZA 2036”, një akt të munguar prej vitesh dhe të shumëkërkuar nga qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit.
Është guri i themelit mbi të cilin do ndërtojmë dhe zhvillojmë Kamzën, që do të jetë një qendër urbane dhe logjistike, pjesë e metropolit kryeqytetas dhe që plotëson nevojat për banim, punësim, shërbime të këtij metropoli.
Falë këtij plani, Bashkia Kamëz do të këtë:
1. Impakt ekonomik me zhvillim dhe rritje ekonomike
2. Rritjen e vlerës së pronës duke shtuar vlerë në vendbanime, si një kontribut pozitiv për komunitetin.
Faleminderit për pjesëmarrjen Kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, Prefektin e Tiranës, Z. Afrim Qendro, Kordinatorin e Projektit për Bashki të Forta, Z. Rikardo Luka dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak Kamëz!
PPV–ja bazohet dhe zbërthen më tej Strategjinë Territoriale.
• Përkthen vizionin dhe strategjitë në tiparet thelbësore të modelit hapësinor të zhvillimit, për një periudhë afatmesme zhvillimi, me një projeksion të pritshëm deri në vitin 2036;
• Zbërthen dhe detajon më tej rekomandimet e planeve Kombëtare, rajonale etj;
• Evidenton rishpërndarjen e sistemeve territoriale sipas rekomandimeve strategjike;etj.
• Parashikon masat mbrojtëse dhe u jep përgjigje kufizimeve kryesore dhe problematikave të identifikuara gjatë analizës;
• Përcakton zonat dhe ndërhyrjet bazë për përmirësimin e mjedisit dhe peizazhit natyror dhe atij urban;
• Përcakton vendndodhjen e rrjeteve kryesore dhe ambienteve të shërbimeve publike, si për ato ekzistuese, ashtu edhe për ato në perspektivë zhvillimi.

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...