Na kontaktoni

Programi i Rindërtimit/Bashkia Kamëz hap 3 zyra të reja, Suli: Transparenca ndaj qytetarit, prioriteti ynë!

Nga e mërkura, në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të bëjnë aplikimin “online”. Banorët e dëmtuar mund të drejtohen në sportelet e posaçme të ngritura në bashki për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit.

“Me hapjen e 3 zyrave të Rindërtimit, në Kamëz, Bathore dhe në Paskuqan, qytetarët tashmë mund të aplikojnë në çdo kohë dhe moment, për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, e gjitha në një procedurë të vetme. Tashmë, me aplikimin online vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes, ju erdhi fundi”-thotë kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.
Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ka ngritur grupet e punës, të cilët i telefonojnë qytetarët duke i caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në momentin e paraqitjes në sportel, qytetari duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit dhe certifikatën e pronësisë, ndërkohë që certifikata familjare mund të gjenerohet në moment nga një punonjës i zyrës që ndodhet në sportel.

Brenda pak minutash, me asistencën e punonjësve të bashkisë të cilët janë trajnuar, qytetari kryen regjistrimin në platformën online dhe merr në dorë formularin me barkodin përkatës, përmes së cilit mund të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit të banesës së tij.

 

 

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...