Na kontaktoni

Projekt-Buxheti 2020: Prioritet të rinjtë, infrastruktura, ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave

Bashkia Kamëz ka miratuar buxhetin e vitit 2020. Ky do të jetë një buxhet i cili në fokus do të ketë qytetarin, përmirësimin e cilësisë së jetës së tij, ku falë përmirësimit rrënjësisht të infrastrukturës, ndryshe nga më parë cilësia e investimeve do të jetë prioritet.

Në pregatitjen e projektbuxhetit është treguar shumë kujdes dhe pas konsultimit me grupet e interesit dhe qytetarët i është paraqitur Këshillit Bashkiak duke marrë votën unanime të këshilltarëve. Ky projektbuxhet do jetë tërësisht i përqëndruar tek qytetari, tek shkollat dhe çerdhet dhe tek të rinjtë e Kamzës.

Pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli thotë se: “Prioriteti kryesor do të përqëndrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë! Gjithashtu ndër prioritetet e listuara janë infrastruktura dhe vëmendja që do t’i jepet në mënyrë të pakushtëzuar në çdo aspekt të rinjve të Kamzës!
Çdo sektori dhe çdo qytetari të Kamzës do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi ynë! Faleminderit Këshillit Bashkiak për punën e kryer!”.

 

 

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...