Na kontaktoni

Takim pune me Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan dhe analizuan çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës

Sot u zhvillua një takim pune me Komisionin e Mbrojtjes Civile, ku u diskutuan dhe analizuan çështje me rëndësi përgatitore dhe parandaluese në kuadër të situatave të emergjencës.

🔎 Në fokus të mbledhjes ishin:

Masat mbrojtëse dhe parandaluese për emergjencat sezonale;

Vlerësimi i rreziqeve pranë zonave të banuara dhe infrastrukturës;

Monitorimi në kohë reale i situatave të zjarreve;

Rritja e gatishmërisë së strukturave të reagimit dhe sensibilizimi i opinionit publik;

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet aktorëve vendorë.

Puna e bërë dhe arritjet konkrete deri më tani:

Hapi i parë dhe më i rëndësishmi, pajisja e strukturave vendore me mjet zjarrfikës për ndërhyrje të shpejtë 🚒

Bashkëpunim i drejtpërdrejtë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve për furnizim në raste emergjente 💧

Koordinim në kohë reale me të gjitha strukturat vendore ⏱️

Reagim i suksesshëm në rastet e regjistruara të zjarreve gjatë qershorit 🔥

Hartëzimi i zonave me risk të lartë për zjarre të mundshme 🗺️

Trajnimi i ekipeve dhe evidentimi i nevojave për ndërhyrje 👨‍🚒👩‍🚒

Puna e përbashkët për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve mbetet prioritet i Bashkisë Kamëz

Njoftime të ngjashme

The Mayor welcomes the Minister of State for Youth and Children, Ms. Bora Muzhaqi

At the center of this meeting was a discussion on the challenges and prospects of young people in our city. The Municipality of Kamëz...

Marrëveshje Bashkëpunimi me fokus në riintegrimin e personave në konflikt me ligjin

Sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me fokus...