Na kontaktoni

Public Call for participation of Civil Society representative in the Application Evaluation Commission for CSOs within the ReLOaD2 project

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE (OSHC) NË KUADËR TË PROJEKTIT ReLOaD2 NË BASHKINË KAMËZ

Qëllimi kryesor i projektit ReLOaD2, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP, është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendim-marrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.

Projekti ReLOaD2 ka partneritet me trembëdhjetë bashki në Shqipëri, konkretisht me bashkitë: Elbasan, Kamëz, Kavajë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Patos, Përmet, Korçë, Roskovec, Sarandë, Tiranë dhe Shkodër dhe bashkëpunon për adoptimin e një qasjeje transparente, të orientuar drejt zhvillimit dhe të bazuar në projekte për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC-ve).

Bashkia Kamëz, në kuadër të projektit ReLOaD2 në Shqipëri, ka hapur Thirrjen e Katërt Publike për organizatat e shoqërisë civile. Nëpërmjet kësaj thirrje ftohen OShC-të të aplikojnë me projekte sipas kritereve të përcaktuara në shpalljen publike të Bashkisë Kamëz. Me qëllim vlerësimin e projekteve të propozuara nga OShC-të, ngrihet një komision vlerësimi, ku ka edhe një përfaqësues të OshC-ve.

Për sa më sipër, dhe për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekteve të OShC-ve, Bashkia Kamëz shpall Thirrjen Publike për praninë e një përfaqësuesi të OShC-ve në Komisionet e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në Bashkinë Kamëz.

Pas dorëzimit të aplikimeve nga OshC-të, procesi vlerësimit pritet të mbahet në muajin Nëntor 2024. Vlerësimi do të kryhet sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga projekti ReLOaD2 dhe mund të zgjasë 1-2 ditë.

Përfaqësuesi i OShC-së në Komisionin e Vlerësimit do të ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të jetë anëtar i Komisionit të Vlerësimit me të drejtë vote, dhe do të kryejë vlerësim në përputhje me rregulloret e Projektit ReLOaD2;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve duhet të marrë pjesë në Komisionin e Vlerësimit nga fillimi deri në fund të procesit;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë një deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie;
  • Përfaqësuesi i OShC-ve do të nënshkruajë bashkërisht me anëtarët e tjerë raportin e Komisionit të Vlerësimit dhe do të konfirmojë gjetjet e dala nga procesi, si dhe do të japë komente shtesë lidhur me punën e komisionit të vlerësimit, nëse dhe kur është e nevojshme.

Të interesuarit për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit duhet të jenë anëtarë dhe/ose punonjës me orar të plotë të OShC-ve të themeluara/regjistruara në Shqipëri dhe duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Përvojë dhe aftësi të mëparshme në kryerjen e një vlerësimi të paanshëm, të drejtë dhe transparent të projekt propozimeve të OShC-ve. Përvoja me skemat e dhënies së granteve të BE-së do të konsiderohet si përparësi;
  • Përvojë në përgatitjen dhe/ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike, sidomos në nivel vendor;
  • Njohja e bazës ligjore, dokumenteve strategjike, politikave dhe metodologjive në fushën e dhënies së fondeve publike për OShC-të dhe rininë;
  • Njohja e parimeve të Ciklit të Menaxhimit të Projekteve (PCM);
  • Njohja e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe të shkruar;

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet në vijim në adresën [email protected]:

  • CV (duke specifikuar përvojën e mëparshme në fushat e sipërpërmendura);
  • Letër Motivimi (duke shprehur interesin për pjesëmarrje në Komisionin e Vlerësimit, si dhe konfirmimin e disponueshmërisë për procesin e vlerësimit, duke specifikuar edhe bashkinë/bashkitë ku preferon të përfshihet)
  • Deklaratë nga përfaqësuesi ligjor i OShC-së që autorizon kandidatin për të përfaqësuar OShC-në përkatëse në Komisionin e Vlerësimit.

Përfaqësuesi i OShC-s duhet të jetë i gatshëm të punoj pro bono/pa pagesë. Përfaqësuesi i OSHC-së duhet të jetë i disponueshëm për angazhimin në Komision e Vlerësimit (një ose dy ditë) gjatë periudhës së vlerësimit të projekteve.

OShC-të nga e cila kandidati i përzgjedhur për Komisionin e Vlerësimit është anëtar dhe/ose punonjës NUK do kenë të drejtë të aplikojnë (as si aplikues kryesor as si OSHC partnere) në thirrjet publike për dorëzimin e projekt propozimeve të OSHC-ve në kuadër të projektit ReLOaD2 në bashkinë për të cilën kandidati është përzgjedhur për të qenë pjesë e Komisionit të Vlerësimit.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimit është data 22 Tetor 2024, ora 16:00.

Për informacion të mëtejshëm, ju lutem mos hezitoni të kontaktoni në adresën: [email protected].

Njoftime të ngjashme

Bashkia Kamëz shpall thirrjen për grante për mbështetjen e projekteve të OSHC-ve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe politikave rinore

Bashkia Kamëz shpall thirrjen publike në kuadër të fuqizimit të të rinjve dhe politikave rinore, me qëllim fuqizimin e rolit...

Bashkia Kamëz është një nga 27 qytetet që po nxisin ndryshime të qëndrueshme përmes programit URBACT Pioneers Accelerator

Qyteti i Kamzës është bërë pjesë e nismës URBACT Pioneers Accelerator, një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon forcimin e...