Këshilli Vendor i Rinisë në Bashkinë Kamëz është një organ këshillimor, i cili funksionon në varësi të kryetarit të bashkisë. Këshilli Vendor i Rinisë i krijuar në vitin 2020 me vendim të Këshillit Bashkiak ushtron kompetencat e mëposhtme:
- Këshillon njësitë e vetëqeverisjes vendore për drejtimin e politikave dhe planeve vendore për rininë;
- Vlerëson situatën e të rinjve dhe zbatimin e planeve dhe politikave rinore në nivel vendor;
- Propozon përmirësime të politikave vendore rinore, si dhe nismat që i përshtaten nevojave të të rinjve në territorin ku veprojnë;
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione me Këshillin Kombëtar të Rinisë.
Çdo muaj përgatiten plane aktivitetesh për të rinjtë, ku organizohen trajnime mbi:
- Vlerat dhe iniciativat rinore;
- Trajnime mbi lidershipin;
- Etikën e komunikimit;
- Aktivitete rinore në kuadër të ditëve Ndërkombëtare.
Organizimet zhvillohen kryesisht tek salla e rinisë që ndodhet tek Pallati i Kulturës “Artan Cuku”, Kamëz dhe në ambientet e institucioneve arsimore.
Për tu bë pjesë e Këshillit Rinor Kamëz, plotësoni pytësorin në linkun më poshtë: