🤝 Mikpritëm sot në ambientet tona përfaqësuesit e World Vision Albania, z. Endri Teta – Drejtor Programi dhe znj. Urime Sena – Koordinatore, së bashku me të rinjtë e angazhuar të Kamzës, pjesë e kësaj organizate.
🌿 Gjatë takimit, të rinjtë na prezantuan me shumë entuziazëm një projekt-ide të titulluar “Aloe Vera”, i cili synon të sjellë më shumë gjelbërim, jetë dhe ndërgjegjësim mjedisor në Parkun e Liqenit të Paskuqanit.
👏 I falënderojmë për përkushtimin dhe vizionin e tyre, si dhe mbështesim çdo nismë që i jep zë dhe hapësirë të rinjve për të ndërtuar komunitete më të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
#TëRinjtëNëVeprim
#ParkuIPaskuqanit
#KamzaQëDuam ❤️
Translate