Na kontaktoni

Vënia në funksion e ndriçimit/ Drejt përfundimit proçesi në gjithë territorin e Bashkisë

 

 

Për 12 vite me radhë,  rreth 90% e rrrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz nuk kanë pasur ndriçim. Kjo gjendje përkeqësohet më shumë në lagjet periferike, duke shkaktuar probleme të shumta, sidomos gjatë dimrit.

Pjesa më e madhe e banorëve shprehen se ata janë ankuar vazhdimisht, për këtë problem, por që asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje. Sipas tyre, është e frikshme të ecësh në këto rrugë , sidomos në orët e vona.

Me ardhjen e kryetarit të ri, duket se një ndër prioritetet kryesore është pikërisht vënia në funksion e ndriçimit.

Kryetari Suli u shpreh se, puna e tij do të konsistojnë në shërbimin ndaj komunitetit, duke nisur pikërisht me ndriçimin e akseve rrugore, duke i dhënë kusht fund makthit 12-vjeçar të qytetarëve.

Deri tani janë vënë dritat në pjesën më të madhe të rrugëve në Kamëz dhe Njësinë Administrative Bathore, konkretisht në rrugët “Skëndërbeu”, “Europa”, “Kukësi”, “Paqësori”, “Rilindja”, “Kosova”, “Gjallica”, “Abdi Bej Toptani”, etj.

Sipas Sulit do të vazhdojë intensivisht puna për pajisjën me ndriçim të segmenteve të tjera rrugore, me qëllim shtimin e vlerave të mungura qyetit tonë.

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...