Na kontaktoni

Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Kamëz, kryebashkaiku Suli: Prioriteti, infrastrukturë me parametra e standarte

Përmirësimi rrënjësor i infrastrukturës dhe punë me cilësi është prioritet i Bashkisë Kamëz.

Vijon puna pa ndërprerje si në Kamëz dhe Paskuqan ku investimet tashmë janë bërë të prekshme për qytetarët dhe me parametra dhe standarte.

Më konkretisht ka përfunduar asfaltimi i rrugëve “Argjinatura”, “Monte Carlo”, në Kamëz, si dhe i rrugëve “Jani Vreto” dhe “Johan Shtraus”, në Njësinë Administrative Bathore.

Në Bashkinë Kamëz dhe në Njësinë Administrative Paskuqan po punohet me intensitet në segmentin e rrugës “NdocDeda”, Kodër Kuqe, Paskuqan.

Për gjatë gjithë rrugës ka përfunduar shtrimi i bordurave dhe kanalizimet e ujërave te zeza. Ndërkaq, po punohet për betonimin e kunetave dhe së shpejti përfundon hedhja e asfaltit në këtë aks rrugor. Po, punohet gjithashtu pa ndërprerje në lotin e dytë të rrugës  “Ibrahim Rugova”,  në Paskuan 1.

Kjo rrugë kryen lidhjen e dy rrugëve kryesore: rrugës “Demokracia” dhe rrugës “Azem Hajdari”.

Puna nuk ka të ndaluar! Bashkia Kamëz do të ketë prioritet maksimal për mirësimin e infrastrukturës edhe në zona të tjera të lëna në harresë prej shumë vitesh, të cilat tashmë do të kenë në shërbim të tyre, një infrastrukturë me parametra e standarte .

 

 

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...