Na kontaktoni

Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në “Qendër Kamëz” dhe vijon puna në gjithë territorin për kanalizimet e ujrave të zeza

Ujësjellësi ka qenë problematikë shqetësuese për vite me rradhë në Kamëz. Gjendja që gjetëm ishte alarmante ku zyrat ishin në gjendje shumë të rëndë dhe shërbimi për qytetarët ishte i munguar.

 

Ankesat pa fund dhe problemet e tepërta na detyruan që të përqëndroheshim me intensitet në këtë sektor me qëllim stabilizimin e situatës. Që ditët e para punuam deri vonë për riparimin e difekteve dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në gjithë territorin e Kamzës.

 

Në lagjet e brendshme të qytetit si “Qendër Kamëz” ne zgjidhëm problemin e furnizimit me ujë për banorët e zones. Gjithashtu në rrugën “Tetova” filloi puna nga UKK për kanalizimin e ujrave të zeza. Në Njësinë Administrative Paskuqan po punohet në të gjitha segmentet ku ka përfunduar shtrimi i bordurave dhe kanalizimet e ujrave të zeza. Gjithashtu po punohet për betonimin e kunetave në rrugën “Ndoc Deda”.

 

Njoftime të ngjashme

Ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin masat për mbjelljen e pemëve më 5 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ku ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin të gjitha masat...

Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët

Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...