Na kontaktoni

Hapen zyrat e reja për aplikimin e kartave të identitetit dhe pasaportave në Njësinë Administrative Bathore

Banorët e Bathores nga sot mund të aplikojnë pa rradhë për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike në mjedise te reja moderne dhe komode. Bashkia Kamëz me ardhjen e kryetarit Suli pësoi një transformim në mënyrën organizative dhe strukturore me qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve. Duke pasur fokus shërbimin sa më të mire ndaj komunitetit, një nga risitë e para ishte ndryshimi rrënjësor i mënyrës së qeverisjes duke ndarë përgjegjësi dhe duke decentralizuar pushtetin.

Bathorja nga drejtori u kthye në Njësi Administrative. Kthimi në Njësi Administrative ka përmirësuar shërbimet dhe ka afruar qytetarët e Bathores me administratën duke iu dhënë zgjidhje problemeve të tyre në kohë rekord. Pas ngritjes së administratës së re me zyra komode ku bëjnë pjesë ujësjellësi, informacioni, zyra e tatim-taksave, zyra e ndihmës ekonomike, zyra e gjendjes civile, tani inagurohet dhe zyra e re e Aleatit. Tashmë kjo zyrë do të ofrojë një nga shërbimet kryesore, atë të aplikimit të kartave dhe pashaportave me qëllim lehtësirat dhe shërbimin e shpejtë ndaj komunitetit të zones. Kreu i “Njësisë Administrative” Bathore Ylli Shehu tha se për zyrën e Aleatit u bë kërkesë në Bashki dhe arsyeja kryesore ishte shmangia e rradhës dhe vonesave për qytetarët. Bashkia e miratoi kërkesën dhe tani qytetarët do marrin shërbimin e shpejtë në kohën e duhur dhe do kursejnë vonesat dhe rradhët e mëdha në Kamëz.

 

 

Njoftime të ngjashme

Ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin masat për mbjelljen e pemëve më 5 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ku ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin të gjitha masat...

Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët

Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...