Na kontaktoni

Bashkia Kamëz dhe USAID/Albania projekt për “Mbështetjen për bizneset e vogla të grave”

Një mundesi e artë iu ofrohet grave në territorin e Bashkisë Kamëz për të bërë biznes.  Veç lehtësirave të Bashkisë për këtë shtresë të shoqërisë përmes paketës fiskale kaluar në dhjetor të vitit të kaluar në Këshillin Bashkiak si dhe të rinjve, një projekt i përbashkët i Bashkisë Kamëz dhe USAID/Albania fton të gjitha femrat e moshës 18-65 vjeç të bëhen pjesë e programit “Mbështetje për Bizneset e Vogla të Grave”!

Programi është pa pagesë dhe mbështetet nga Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (PLGP), Gratë, Paqja dhe Siguria në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz.
Për gratë që kanë energjitë e duhura dhe ndiejnë që janë të gatshme për të hapur një biznes ky program do të zhvillojë aftësitë dhe teknikat e sipërmarrjes.  Përmes këtij programi synohet fuqizimi ekonomik i 25-30 grave të pafavorizuara duke i ndihmuar të marrin pjesë dhe të mësojnë dhe përmirësojnë aftësitë e tyre të sipërmarrjes përmes trajnimeve me fokus të veçantë veprimin dhe praktikën.

Trajnimi dhe këshillimi do të ofrohen në Bashkinë Kamëz gjatë periudhës shkurt-maj 2020.
Bashkia Kamëz mbetet e vendosur të jetë një mbështetëse e fuqishme jo vetëm e grave por dhe çdo individi që kërkon të hapë biznes të ri.

 

 

Njoftime të ngjashme

Ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin masat për mbjelljen e pemëve më 5 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ku ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin të gjitha masat...

Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët

Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...