Na kontaktoni

Drejt përfundimit ndërtimi i shkollës 9-vjeçare në zonën e Frutikulturës

Bashkia Kamëz në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë janë duke përfunduar punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në zonën e Frutikulturës, në të cilën nuk ishte vënë dorë prej gati 12 vitesh, duke krijuar tashmë një mjedis të ngrohtë dhe bashkëkohor për nxënësit që do të ndjekin mësimet në këtë shkollë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ndërsa inspektoi punimet e kryera dha lajmin e mirë për gjithë prindërit e kësaj lagje se fëmijët e tyre do ta nisin vitin e ri shkollor 2020-2021 pranë shkollës së tyre dhe me kushte komode.

Ndër të tjera Suli shtoi se falë këtij projekti dhe këtij investimi është bërë e mundur ndërtimi i kësaj shkolle me parametra bashkëkohorë për t’iu ofruar nxënësve të këtij komuniteti mundësi mirë-edukimi dhe kushte komode, palestër tërësisht të transformuar dhe kënde sportive, instalimin e sistemit të ngrohjes dhe të gjitha facilitetet për mundësimin e të gjitha kushteve për nxënësit e kësaj shkolle.

Arsimi mbetet prioriteti jonë dhe gjatë këtij viti do ndërhyet në të gjitha shkollat e Kamzës për vendosjen në funksion të sistemeve ngrohëse dhe rehabilitimin e të gjitha shkollave, ku për vite nuk është vënë dorë nga bashkia.

 

 

Njoftime të ngjashme

Ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin masat për mbjelljen e pemëve më 5 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ku ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin të gjitha masat...

Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët

Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...