Na kontaktoni

Fëmijët në vëmendjen e Bashkisë Kamëz, në Babrru Qendër, po ndërtohet këndi i parë i lojrave

Bashkia Kamëz, nën drejtimin e kryebashkiakut Rakip Suli ka pasur në vëmendje maksimale fëmijët, për t’u krijuar atyre kushtet e duhura si në shkolla, çerdhe dhe kopshte, përmes investimeve të kryera në çdo lagje, për ndërtimin e ambienteve relaksuese.

Investimet nuk kanë munguar si për bazën materiale, ngrohje apo dhe krijimin e ambienteve relaksuese dhe argëtuese për ta.  Një prej investimeve në proces që pritet të përfundoj së shpejti nga Bashkia Kamëz është në Paskuqan, në zonën Babrru Qendër, lagje kjo e lënë totalisht në harresë prej vitesh me rradhë dhe ku tani investimet e pushtetit vendor do të jenë të prekshme për gjithë komunitetin e zonës.

“Ndryshime rrënjësore në Babrru Qendër, aty ku nga gërmadhat po ndërtohet këndi i parë i lojrave për fëmijët e zonës, të cilët do të mund të argëtohen sapo e gjithë situata të normalizohet!. Tashmë çdo hapësirë e Bashkisë Kamëz po merr çdo ditë vëmendjen e munguar prej vitesh” – thotë kryetari i Bashkisë Kamëz.

Bashkia Kamëz në prioritete e saj ka si qëllim që të bëj maksimumin në mbështetje të fëmijëve dhe nxënësve të shkollave, jo vetëm për krijimin e ambienteve të tilla në çdo lagje dhe pranë çerdheve dhe shkollave, por do të ketë dhe ndërtim të objekteve të reja të munguara në bashkinë e gjashtë më të madhe në vend.

 

 

 

 

 

 

Njoftime të ngjashme

Ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin masat për mbjelljen e pemëve më 5 nëntor në Liqenin e Paskuqanit

Mirëmëngjes nga Parku i Liqenit të Paskuqanit ku ekipet e Ndërmarrjeve të Parkut dhe Gjelbërimit po marrin të gjitha masat...

Prezantohen investimet e vitit 2025 dhe buxheti për vitin 2026, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe vendimmarrja e përbashkët

Në dëgjesën publike me qytetarët e Kamzës Informim për investimet e vitit 2025 Prezantim i Buxhetit për vitin 2026 Vendimmarrje...