Na kontaktoni

CV e kryetarit

RAKIP SULI - Kryetar i Bashkisë Kamëz

Rakip Suli ka lindur në Dibër, më 22.09.1965.
 
Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik, në Universitetin “ Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Është titullar i Master Shkencor në po të njëjtin universitet në “ E drejta Private dhe e Biznesit”.
 
Në legjislaturat e viteve 2013–2017 dhe 2017-2019   ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Shqipërisë për Partinë Socialiste të Shqipërisë, në Qarkun e Tiranës. Përgjatë kësaj kohe ka shërbyer si anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dhe si Kryetar i Grupit të Miqësisë së Mirë Shqipëri-Republika Ceke.Para se të ushtronte funksionin e deputetit Z. Suli ka qënë i angazhuar në fushën e sipërmarrjes private dhe biznesit.
 
Z. Suli ka spikatur në promovimin dhe fuqizimin e vlerave të zonës së tij të origjinës, duke bashkëthemeluar dhe ushtruar rolin e funksionit të nënkryetarit të Lidhjes së   Intelektualëve Dibranë në vitet 2006-2010. Në po të njëjtën periudhë ka shërbyer si kryetar i këshillit botues të gazetës “ Rruga e Arbërit”.

Z. Suli është mbështetës dhe financues i një sërë aktivitetesh filantropie si dhe artistiko-kulturore, si mbështetës i “ Oda Dibrane”, forumi tekniko-shkencor për ndërtimin e     Rrugës së Arbërit dhe botime te ndryshme publicistike.

Z. Suli mban titullin “ Qytetar Nderi” i Komunës Fushë-Alie, akorduar në vitin 2003 dhe Emblemës së Mirënjohjes nga “ Klubi Sportiv Korabi” ne vitin 2005.

Njoftimet e Kryetarit

Kryetari i bashkisë mirëpret Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi

Në qendër të këtij takimi qëndroi diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e të rinjve në qytetin tonë. Bashkia Kamëz e...

Marrëveshje Bashkëpunimi me fokus në riintegrimin e personave në konflikt me ligjin

Sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, z. Klevis Qose, me të cilin nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me fokus...