Na kontaktoni
Open Data është një nderfaqe falas dhe e hapur për ndarjen e të dhënave, ku çdokush mund të ketë akses në të dhënat në lidhje me qytetin e Kamzës. Pavarësisht nëse jeni qytetar, pronar biznesi, studiues apo zhvillues, faqja ofron informacion për t’ju ndihmuar të kuptoni qytetin dhe të zhvilloni zgjidhje për problemet e Bashkisë Kamëz. Ky portal synon të rrisë transparencën dhe u ofron qytetarëve të dhëna të ndryshme për punët, investimet dhe çdo shërbim që kryhet në qytet pa asnjë kosto. Këto të dhëna mund të shkarkohen në pajisje elektronike dhe mund të përdoren më pas për qëllime informative, studimore, akademike, gazetari etj. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme dhe përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’i siguruar qytetarëve transparencë maksimale.
Informacioni nuk konsiderohet më si një e drejtë e institucionit që e krijon atë, por si një mjet për të qenë i aksesueshëm dhe i dobishëm për qytetarët. Nga ana tjetër, portali ndihmon bashkinë për të përcaktuar se cilat janë prioritet në punët e qytetit dhe politikëbërësit gjatë procesit të vendimmarrjes.
Kamza tashmë është një qytet në zhvillim intensiv. 20 vitet e fundit e kanë dëshmuar këtë, sidomos që nga viti 2007 e deri më sot Kamza ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm. Ky progres vihet re në të gjitha fushat, në numrin e popullsisë, në infrastrukturë, në institucione shtetërore, arsimore, shëndetësore, kulturore, sportive etj. Po ashtu, lulëzimi i sipërmarrjes së lirë, me trefishimin e numrit të bizneseve, është një tregues i vitalitetit të këtij qyteti, i cili zhvillohet nga dita në ditë.
Megjithatë, më herët, Kamza nuk ka pasur pamjen që ka sot, por ka qenë një fushë, e cila në pjesën më të madhe të kohës ishte e përmbytur nga ujërat dhe, si rrjedhojë, ka qenë një zonë jo shumë e populluar. Para 22 shekujsh, tokat e Kamzës kishin kryeqendër Prezën. Rreth viteve 1250 të erës sonë, ngulimet në zonën e Kamzës ishin rreth brigjeve të lumenjve të Tiranës e Tërkuzës, periudhë kjo në të cilën zotër të këtyre tokave ishin Tanush e Karl Topia. Kjo trevë, në kohën e vërshimeve turke, u bashkua me Principatën e Kastriotëve. Në të katër rrethimet e Krujës, 1450-1478, Kamza u dogj dhe shumë bujq u morën rob nga Sulltan Murati II dhe (i biri) Mehmeti II.
Rreth vitit 1431 del në dritë emri Kamëz. Janë dy histori që tregojnë prejardhjen e emrit Kamëz
Emri Kamëz lindi rreth vitit 1430. Dëshmitë e arritura deri në ditët tona pohojnë se në tokat e Kamzës kishte shumë ullinj të egër. Rreth trungut mbinin filiza që quheshin kamza ulliri dhe për këtë arsye tokat midis lumit të Tiranës dhe Tërkuzës u quajtën Kamza.
Në vitin 1431 del në pah emri Kamëz, e cila akoma nuk ka autorësinë e saj, por sipas gojëdhënave, kur një grua e vjetër po tirrte lesh, kalimtarë të rastit e pyesin: “Çfarë po bën moj nënë?” Gruaja u përgjigjet: “Po thur në kamëz”. Kështu mendohet se i ngeli ai emër, që edhe sot nuk ka ndryshuar, por ka marrë përmasa të tjera.
Në vitin 1700 filluan të shtoheshin shtëpitë me fshatarë që zbrisnin nga malësitë.
Në këtë kohë Kamzën filluan ta shihnin me sy lakmitarë për ta bërë pronë të tyre. Pretendentët ishin fiset e mëdha të Bushatllinjve të Shkodrës dhe të Ahmet Kurt Pashës së Beratit.
Për një periudhë 70-vjeçare ata zhvilluan luftëra mes tyre, por në fund asnjë nuk fitoi. Në këtë periudhë Kamza u rrënua shumë.
Kamza ka qenë me status rural administrativ, komunë, deri në vitin 1996. Në atë vit, për shkak të zhvillimeve demografike, social-ekonomike dhe urbane, u shndërrua në njësi administrativë vendore me status bashki e shkallës së parë. Kamza si njësi administrative vendore e shkallës së parë, është e ndarë administrativisht në: Qendrën Urbane (qyteti), Njësinë Administrative Bathore dhe nga 5 ndarjet administrative rurale: Valias, Laknas, Frutikulturë, Zall-Mner dhe Bulçesh. Ndryshimet demokratike pas vitit ‘90 lejuan një migrim masiv të qytetarëve nga i gjithë vendi drejt qyteteve kryesore. Kjo dukuri preku edhe Kamzën, ku shumë banorë nga veriu dhe verilindja e Shqipërisë u zhvendosën drejt
kësaj zone.
1991-1992, numri i popullsisë u rrit nga 12 500 në 20 000 banorë
1992-1996, numri i popullsisë u rrit në 45 000 banorë
Nga viti 1997-2002, numri i popullsisë arriti në 53 027 banorë
Nga viti 2002-2011, numri i popullsisë arriti në 90 000 banorë
Mosha mesatare e popullsisë është 27 vjeç, më tepër se një e treta është nën moshën 15 vjeç dhe 62% e pjesës tjetër i përket grupmoshës 14-60 vjeç.
Mosha e tretë zë 8%.
Numri i familjeve në Kamëz arrin afërisht 20 000.
Raporti lindje-vdekje është 5:1.
Janë të pranishme të gjitha besimet fetare kryesore: mysliman, katolik, ortodoks dhe institucionet e kultit, kisha dhe xhamia. Sot, Kamza, për shkak të rritjes demografike është bërë një nga gjashtë bashkitë më të mëdha të vendit, që vazhdon të pësojë ndryshime të gjithanshme dhe me ritme tepër të larta.
Ky instrument on-line informon publikun për të ardhurat vjetore të Bashkisë, shpenzimet dhe investimet, si dhe llogaritjen e takasave dhe tarifave vjetore të qytetarëve dhe bizneseve.
Zbatimi i Programit Buxhetor Afatmesëm është një instrument i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës, përmirësimin e aksesit, integrimin territorial dhe barazinë në shërbime, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e cilësisë së jetesës, dhe mbrojtjen e mjedisit.
Transparenca dhe llogaridhënia janë të lidhura me njëra-tjetrën, ku transparenca e autoriteteve të qeverisjes vendore përfaqëson një hap të parë drejt llogaridhënies së të zgjedhurve vendorë dhe ndërtimit të besimit me komunitetin.
Raporti i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
Rishikimi i Planit të Përgjithshëm Vendor
Vendimi
Njoftim Për VSM
NJOFTIM
Aplikim per azhornim Genplani
Aplikimi per leje ndertimi per ndertime te reja apo shtesa me siperfaqe te pergjithshme deri ne 250m2 prane Njesive te Qeverisjes Vendore