Na kontaktoni

Drejtoria e Kadastres

Kërkesë

Qëllimi i formularit – Aplikimi nga ana e qytetarëve për vërtetimet e mëposhtme
Vërtetim mbi shlyerjene detyrimeve të taksës së tokës bujqësore
Vërtetim për trajtimin ose jo me tokë sipas ligjit nr.7501 “Për tokën”
Vërtetim mbi përbërjen familjare të datës 01.10.1992
Vërtetim shitje


Dokumentet që nevojiten t’i bashkëlidhen formularit
Fotokopje e dokumentit të identifikimit (për të gjitha llojet e vërtetimeve)
Dokumenti i pronësisë (për vërtetimin e shlyerjes së taksës së tokës bujqësore)
Mandati i pagesës për shlyerjen e detyrimit përkatës (për vërtetimin e shlyerjes së taksës së tokës bujqësore)
Certifikatë me përbërjen familjare të datës 01.10.1992 (për vërtetim që qytetari është trajtuar me tokë bujqësore dhe vërtetim për përbërjen familjare të datës 01.10.1992)
Certifikatë familjare me datë vendosje (për vërtetim që nuk është trajtuar me tokë)
Kartelë pasurie e rifreskuar, e tre muajve të fundit (për vërtetim shitje)
Mandat pagese për tarifën e shitjes (për vërtetim shitje)
Vërtetim nga njësia që është i njëjti person, në rastet e problematikave me të dhënat (emër/atësi/mbiemër)