Na kontaktoni

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 21.08.2023

Ditën e Hënë me datë: 21.08.2023 ora 16:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, me këtë rend dite:

1. P/V mbi: Miratimin e projekt buxhetit afatmesëm ( PBA ) për periudhën 2024, 2025, 2026.
2. P/V mbi: Miratimin e listës së familjeve që janë rekomanduar nga administratorët shoqërorë për trajtim me fondin 6% të bllok-ndihmës ekonomike.
3. P/V mbi: Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë.
4. P/V mbi: Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë. ( Rast specifik )
5. P/V mbi: Miratimin e listës shtesë së subjekteve posedues të ndërtimeve pa leje që preken nga realizimi i projektit “Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja, Bulevardi i Ri, Shkozë” për njësinë administrative Paskuqan, të cilët përfitojnë subvencionim të qirasë sipas parashikimeve të VKM Nr.409. Datë 15.06.2022 “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen”.
6. P/V mbi: Miratimin e listës së familjeve shtesë që përfitojnë bonus qeraje, banesat e të cilëve preken nga rehabilitimi i digës së liqenit të Paskuqanit dhe ndërtimi i pedonales dhe zonave rekreative të liqenit të Paskuqanit.
7. P/V mbi: Një ndryshim në VKB Nr.163, Datë 21.12.2022, “Për miratimin e detajimit të buxhetit për vitet 2023, 2024, 2025.

Njoftime të ngjashme

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 26.09.2025

Ditën e Premte me datë: 26.09.2025, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja...