Ditën e Premte me datë: 14.06.2024, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Kamëz zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
1.P/V: “Miratimi projekt-buxhetit afatmesëm(PBA) për periudhën 2025, 2026, 2027”.
2. P/V: “Miratimin e listës së familjeve që janë rekomanduar nga administratorët shoqërorë për trajtim me fondin 6% të bllok-ndihmës ekonomike”.
3. P/V: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë”.
4. P/V: “Dhënie ndihme ekonomike për familje në nevojë nga buxheti i Bashkisë”.
5. P/V: “Miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk të përballojnë qiranë për vitin 2024”.
6. P/V: “Miratimin e listës së subjekteve të cilët përfitojnë nga programi i rindërtimit për objektet kolektive të zonës së re për zhvillim, Valias, të rindërtuara si pasojë e dëmtimit nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 29.11.2019.
7. P/V: “Një ndryshim në Vendimin Nr.113 datë 21.12.2001 të Këshillit Bashkiak.
8. P/V: “Krijimin e ndërmarrjes së Gjelbërimit, Parqeve dhe Rekreacionit, Kamëz”.
9. P/V: “Një ndryshim në VKB nr.103 datë 18.12.2023 për: “Miratimin e detajimit të buxhetit për vitet 2024, 2025, 2026”.
10. Ndryshim emërtimi të disa rrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz.