Na kontaktoni

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 26.07.2024

Ditën e Premte me datë: 26.07.2024, ora 18:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Kamëz zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.

1. P-V: “Miratimin e krijimit të ansamblit të valleve “Artan Cuku”, krijimit të informacionit orkestral dhe pagesës së tyre nëpërmjet honorareve”.

2. P-V: “Disa shtesa në Vendimin Nr.43 datë 18.11.2019, të Këshillit Bashkiak , “Për organizmin e vend parkimeve të transportit taksi 4+1 në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz”.

3. P-V: “Disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr.6 datë 18.01.2016 të Këshillit Bashkiak Kamëz”.

4. P-V: “Disa shtesa në Vendimin Nr.2 datë 22.01.2024, “Për përcaktimin e disa kundërvajtjeve administrative dhe sanksionin që vendoset për to në territorin e Bashkisë Kamëz”.

5. P-V: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë”.

6. P-V: “Miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk të përballojnë qiranë për vitin 2024”.

7. P-V: “Miratimin e listës së familjeve që janë rekomanduar nga administratorët shoqërorë për trajtim me fondin 6% të bllok-ndihmës ekonomike”.

8. P-V: “Caktimin e Ujësjellës Kanalizime Kamëz sh.a si agjent tatimor për mbledhjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet pa leje”.

9. P-V: “Miratimin e ndarjes së aseteve të ish- ndërmarrjes së Pastrimit Gjelbërimit e Treg ndërmjet, “Ndërmarrjes së Pastrimit Kamëz dhe ndërmjarrjes Gjelbërimit, Parqeve dhe Rekreacionit”.

Njoftime të ngjashme

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 26.09.2025

Ditën e Premte me datë: 26.09.2025, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja...