Na kontaktoni

Bashkia dezinfekton shkollat në Kamëz, të hënën hapen dyert për maturantët, Suli: Siguria e nxënësve, prioriteti ynë

Kamza do të jetë gati të hapë dyert e ambienteve shkollore për maturantët ditën e hënë. Prej ditësh Bashkia ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave me qëllim që 18 maji t’i gjejë të gjitha të dezinfektuara dhe maturantët të kenë kushtet e duhura që nevojiten në situatën e Pandemisë së krijuar nga Covid-19.

“Siguria e nxënësve, prioriteti ynë”. Kjo është motoja e Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të Bashkisë Kamëz, Rakip Suli i cili premton dhe garanton që në kuadër të rifillimit dhe rikthimit të maturantëve në shkolla, ka nisur dezinfektimi i të gjitha shkollave, për të ofruar siguri maksimale.

“Ka përfunduar dezinfektimi i shkollave të mesme; “Ibrahim Rugova”, në Kamëz;, “Isa Boletini”, në Paskuqan; “Gramoz Palushi”, në Babrru Qendër, “Elez Isuf Ndreu”, në Bathore dhe “Azem Hajdari”, në ZallMner, “Halit Coka” dhe “Ahmet Zogu ”, në Bathore. Grupi i punës ka përfunduar proçesin e dezinfektimit të të gjitha gjimnazeve në Kamëz dhe Paskuqan dhe do të vijojë me të gjitha shkollat e tjera deri në përfundim. Të gjithë bashkë, ja dalim”- shkruan z.Suli.

Kujtojmë që nëpërmjet një video-mesazhi drejtuar maturantëve që do të rikthehen në bankat e shkollës më datë 18 maj, ministrja Shahini përcolli disa prej rregullave kryesore që duhet të ndiqen. Rregulli i parë, është vendosja e maskës para shkollës dhe rreshtimi në distancë 1.5-2 metra nga njëri-tjetri, distancë e cila duhet të mirëmbahet gjatë gjithë qëndrimit në shkollë.

Ulja në klasa është organizuar në një distancë mes njëri-tjetrit. Do të ketë dezinfektues në klasa dhe në hyrje të secilës shkollë dhe në korridoret e secilit kat do të vendosen postera me ilustrime të thjeshta të rregullave kryesore që duhet të ndiqen nga maturantët gjatë qëndrimit në shkollë. Rregullin kryesor për parandalimin e përhapjes së viruseve, i cili është larja e shpeshtë e duarve.

 

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...