Në një kohë kur profesionet dhe aftësitë praktike janë thelbësore për një të ardhme të sigurt dhe të suksesshme, Shkolla e Mesme Profesionale Kombëtare “Charles Telford Erickson” në Golem hap thirrjen për regjistrime të reja për të gjithë nxënësit që kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar.
📚 Degët që ofrohen:
• Ekonomi (profili: Llogari)
• Bujqësi (profili: Agroturizëm)
• Veterinari
• Hoteleri-Turizëm
• Drejtim pas i mesëm
– Ndërmjetësim i Pasurive të Paluajtshme
Për nxënësit nga rrethet mundësohet:
•Bursa sipas VKM nr. 511, datë 27.07.2022, mbi bazën e kritereve të vendosura nga Këshilli i Ministrave.
•Subvencionim për transportin dhe librat shkollorë për çdo nxënës që ndjek arsimin profesional.
•Akomodim falas dhe i plotë në konvikt për nxënësit nga rrethet, në kushte moderne dhe me standarde europiane.
•Mundësi punësimi pas përfundimit të shkollës, në bashkëpunim me biznese të zonës me të cilat shkolla ka partneritet afatgjatë.
📞 Kontakte për më shumë informacion:
068 20 63 499
📧 [email protected]
Translate