Na kontaktoni

Kamëz, mbyllen 90% të kërkesave nga qytetarët për Programin e rindërtimit!

Në Bashkinë Kamëz qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit kanë mundur të bëjnë lehtësisht aplikimin “online” duke iu drejtuar sporteleve të posaçme të ngritura enkas për t’u regjistruar dhe për të përfituar nga programi i Rindërtimit. Në kohë rekord procesi i aplikimit po shkon drejt fundit, pasi qytetarët janë përgjigjur pozitivisht dhe janë treguar bashkëpunues.

Ky fakt u konfirmua edhe nga verifikimi që kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli bëri pranë zyrave duke shtuar se: “Kamza mundësoi sot aplikimin e 90% të kërkesave nga qytetarët për programin e rindërtimit! Faleminderit punonjësve të administratës të cilët vijojnë një punë të palodhur në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti për të kryer aplikimin e tyre!”.

Eshtë kjo mënyrë aplikimi që i dha fund vonesave, dokumentave të shumta dhe orëve të gjata të pritjes. Për të lehtësuar regjistrimin e qytetarëve në platformën online, bashkia e Kamzës ngriti grupet e punës, të cilët iu kanë telefonuar qytetarëvë të prekur nga tërmeti duke iu caktuar paraprakisht orarin e paraqitjes në sportel për të kryer regjistrimin.

Në bashkinë e Kamzës, rezultojnë rreth 1700 objekte të dëmtuara, kryesisht shtëpi private prej të cilave 177 janë shpallur të pabanueshme.

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...