Kriteret për ambientin që do të shërbej për stacionin zjarrfikës në zonën e Paskuqanit :
1.Sipërfaqja minimale e ndërtimit të jetë prej 100m2 e cila të ketë në përberjen të saj minimalisht:
- 2 (dy) dhoma dhe
- 1 (një) tualet
2. Sipërfaqja minimale e truallit të jetë prej 300m2 për parkimin e automjetit zjarrfikës.
Për shkak të mbulimit sa më të shpejtë të zonës me shërbim si dhe duke u bazuar në planvendosjen e Stacionit të MZSH- Kamëz, kërkohet që planvendosja e objektit të jetë në zonën e Paskuqan 2, në rrugët kryesore si:
- Rruga “Arbërit”,
- Rruga ” Abdyl Elmazi”,
- Rruga Ali Kelcyra,
- Rruga “Arben Broci”,
- Rruga “Drini”,
- Rruga “Adem Jashari”,
- Rruga “Besim Qera”,
- Rruga “Abaz Shehu”,
- Rruga “Ali Ibra”
ku të ketë akses të drejtpërdrejtë në rrugët e sipërcituara