Na kontaktoni

Kërkesë për Ambient me Qera për akomodimin dhe sistemimin e punonjësve të Lagjes Administrative Bathore

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumenatcionit që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës
a) Prona/ambienti duhet të ketë çertifikatë pronësie
b) Sipërfaqja e ambientit të jetë nga 250 m2-300m2
c) Duhet të ndodhet në territorin e zonës së Bathores
d) Të ketë kushtet të plota për të qenë e aksesueshme për qytetarët
e) Të ketë tualet,ndricim të përshtatshëm, ujë dhe internet

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:
a) Kërkesën e subjeketit/individit për pjesëmarrje në konkurim
b) Gent-plani I pasurisë
c) Fotokopje e noterizuar e çetifikatës së pronësisë dhe kartelës së pasurisë
d) Përshkrimin e gjendjes së ambientit
e) Fotokopje e kartës së identitetit të ofertuesit qiradhënës
f) Ekstrakti I QKR-së (në qoftë se është subjeke tregtar)
g) Të mos ketë detyrime të prapambetuar (të energjisë elektrike, ujë)
h) Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë
i) Të interesuarit (ofertuesi qiradhënës ) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda afatit në protokollin e Bashkisë Kamëz.

Njoftime të ngjashme

NJOFTIM

Shkarko dokumentin

...

Kërkesë për Ambient me Qera në zonën Paskuqani  për stacion zjarrfikës.

Kriteret për ambientin që do të shërbej për stacionin zjarrfikës në zonën e Paskuqanit : 1.Sipërfaqja minimale e ndërtimit të...