Na kontaktoni

Kërkesë për Ambient me Qera për kopshtin Nr.17 “Engjëjt”

Kopshti nr.17 “Engjëjt” në rrugën “Riza Cerova”, Babrru do i nënshtrohet rindërtimit, ndaj kërkohet një objekt me qera për të zhvilluar proçesin mësimor deri në përfundim të ndërtimit të kopshtit të ri.

Kriteret teknike që duhet të plotësojë godina me qera për kopshtin Nr.17 ” Engjëjt”

  1. Godina duhet të ketë kapacitet akomodimi për të pakten 200 fëmijë.
  2. Të ketë ambiente të brendëshme për 10 klasa mësimi.
  3. Të ketë të pakten një ambient (zyrë) për stafin.
  4. Të ketë tualete funksionale për çdo kat.
  5. Të disponojë hapsirë të brendëshme dhe të jashtme argëtuese.
  6. Ambienti i jashtëm (oborri) të jetë i rrethuar në mënyrë që të ofrojë siguri për fëmijët.
  7. Të ketë furnizim të bollshëm me ujë për 24 orë.
  8. Të ketë rrjet elektrik të sigurt që të përballojë edhe ngrohjen përgjatë periudhës së dimrit.
  9. Godina duhet të jetë jo më larg se 500 m nga kopshti egzistues (rruga “Riza Cerova”, Babrru Qendër).
  10. Afati për sjelljen e ofertave pranë bashkisë është 10 ditë nga data e shpalljes.

Njoftime të ngjashme

NJOFTIM

Shkarko dokumentin

...

Kërkesë për Ambient me Qera në zonën Paskuqani  për stacion zjarrfikës.

Kriteret për ambientin që do të shërbej për stacionin zjarrfikës në zonën e Paskuqanit : 1.Sipërfaqja minimale e ndërtimit të...

Kërkesë për Ambient me Qera për akomodimin dhe sistemimin e punonjësve të Lagjes Administrative Bathore

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumenatcionit që kërkohet nga ofertuesi qiradhënësa) Prona/ambienti duhet të ketë çertifikatë pronësieb) Sipërfaqja e ambientit...