Na kontaktoni
Z. Hysen Koldashi është zgjedhur kryetar i Këshillit Bashkiak Kamëz, në mandatin e tij të dytë.
Z. Koldashi është banor i Lagjes Bathore, Kamëz, ku jeton me familjen e tij dhe shërben si Drejtor i Shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu”. Ai është diplomuar nga Fakulteti i Mësuesisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në degën “Cikël i ulët”. Tashmë ka marrë edhe titullin Master i Shkencave në “Politika dhe Drejtim Arsimi” nga Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, me temën “Roli i familjes dhe shkollës në procesin e edukimit të fëmijëve”.
Prej vitit 1991 Hyseni ka shërbyer me përkushtim si mësues në shkollat e arsimit bazë të Kukësit, Durrësit e Tiranës, ku për shumë vite ka shërbye edhe si drejtues në shumë prej këtyre shkollave. Ai i është përkushtuar kësaj detyre, ku nën moton “Shkolla-qendër komunitare” ka këmbëngulur që shkolla të jetë një vend ku jo vetëm mësojnë fëmijët, por shërben edhe si qendër e komunitetit, ku angazhohen prindërit, lagjia si dhe biznesi lokal, rreth qëllimit të përbashkët për të përmirësuar cilësinë e jetesës në komunitet.
Si një përfaqësues i denjë i komunitetit ku jeton, Z. Koldashi është zgjedhur nga banoret e lagjes për t’i përfaqësuar në vedimmarrjen lokale, gjë për të cilën është zgjedhur edhe në një mandat të dytë.
Gjithashtu, është zgjedhur kryetar i Këshillit në këtë mandat, duke marrë edhe votat jo vetëm të krahut të tij politik.
Hysen Koldashi
0692055605
[email protected]