Na kontaktoni

Kryebashkiaku Suli dhe Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Jahollari inspektojnë punimet për rindërtimin nga e para të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator

Vijon puna për rindërtimin nga e para të 24 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i datës 21 shtator. Në terren po punohet me ritëm të lartë me qëllim mundësimin sa më të shpejtë të banesave të reja për banorët e prekur. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka kërkuar nga strukturat e vartësisë monitorim të ecurisë së procesit të rindërtimit dhe ofrimin e çdo lloj ndihme që punimet të përfundojnë sa më shpejt.

Për të parë nga afër çfarë po ndodh, Kryetari i Bashkisë Kamëz Suli i shoqëruar nga Prefektja e Tiranës znj.Suzana Jahollari, inspektuam ecurinë e punimeve, për rindërtimin nga e para të shtëpisë së z.Esat Lleshi dhe z.Astrit Xhepa.  Shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i datës 21.09.2019, të cilat po rindërtohen në bazë të VKM Nr. 704, datë 30.10.2019, “Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, për rikonstruksionin dhe rindërtimin e banesave të prekura nga tërmeti i datës 21.09.2019, në Qarkun Tiranë dhe Durrës”.

“Nga inspektimet që u kryen në zonat Qendër Kamëz dhe Bathore, u konstatua se punimet për rindërtimin e këtyre shtëpive po vijojnë me ritme të shpejta. Familjarët e shtëpive të dëmtuara u shprehën të kënaqur për punën voluminoze që po bën Bashkia Kamëz për rindërtimin e këtyre shtëpive në kohë rekord”- theksoi Prefektja e Tiranës znj.Suzana Jahollari e cila i uroi familjarët për shtëpitë e reja si dhe falenderoi qeverinë dhe Kryetarin e Bashkisë për premtimin e mbajtur. Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli falenderoi qeverinë për mbështetjen dhe kontributin e dhënë, në ndërtimin e 24 banesave të reja dhe theksoi që këto familje do vazhdojnë të jenë përfitues të bonuseve të qerave deri në përfundimin e rindërtimit të plotë të shtëpive të tyre.

Njoftime të ngjashme

Përfundon ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru Shpat, një investim që rrit sigurinë dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët

Babrru Shpat Përfundoi ndriçimi i rrugës “Tajar Zavalani”, një investim që rrit ndjeshëm sigurinë për banorët dhe përmirëson standardet e...

Emërtohet rruga “Fetë Sadik Gjoli” në Paskuqan, në nderim të kontributit historik dhe patriotik të një figure që mbetet simbol i qëndresës dhe identitetit kombëtar

Paskuqan, në emërtimin e rrugës “Fetë Sadik Gjoli”. Sot nderojmë me respekt kujtimin dhe kontributin e çmuar të Fetë Sadik...