Për Thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak.
Të nderuar këshilltarë,
Bazuar në ligjin Nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 48; njofton thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak, ditën e Hënë, datë 12.07.2023 ora 10ºº, në sallën e mbledhjeve te Këshillit Bashkiak, me këtë rend dite:
1. Projekt-vendim i Këshillit Bashkiak për zgjedhjen e komisionit të verifikimit të mandateve.
2. Projekt-vendim i Këshillit Bashkiak për verifikimin dhe miratimin e mandateve të anëtarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz.
3. Betimi i Këshilltarëve të Këshillit Bashkiak Kamëz.
4. Projekt-vendim i Këshillit Bashkiak për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Bashkiak.
5. Projekt vendim i Këshillit Bashkiak për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Këshillit Bashkiak.
6. Betimi i Kryetarit të Bashkisë Kamëz.
7. Projekt vendim i Këshillit Bashkiak për zgjedhjen dhe mandatimin e anëtarëve që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak Kamëz në Këshillin e Qarkut Tiranë.
4. Të ndryshme.