Ditën e Enjte me datë: 19.12.2024, ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës
1. V: “Miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2025-2027 dhe detajimi i buxhetit të Bashkisë Kamëz për vitin 2025”.
2. V:“Sistemin e Taksave dhe Tarifat Vendore në Bashkinë Kamëz”.
3. V: “Miratimin e kalendarit për programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetin vjetor 2026’’.
4. V:“Miratimin e efekteve financiare ekonomike të nxjerrjes jashtë përdorimit të pajisjeve me vlerë 13.279.689 lekë si dhe të materialeve me vlerë 2.863.070 lekë”.
5. V : “Miratimin e nivelit të pagave të bashkisë, çerdheve, Q.Multifunksionale Kamëz dhe ndërmarrjeve të vartësisë për vitin 2025”.
6. V: “Dhënie ndihme financiare për diegie banese”.
7. V: “Miratimin e listës së familjeve shtesë që përfitojnë nga programi i strehimit social, “Subvencionimi i interesave të kredisë”, për vitin 2024”.
8. V: “Miratimin e listës së dokumentave dhe sistemin e pikëzimit për programin, “Përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara”, për vitin 2025.
9. V: “Një ndryshim të vendimit Nr.9 datë 23.01.2023 mbi, “Miratimin e listës së subjekteve, posedues të ndërtimeve pa leje që preken nga realizimi i projektit Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja, Bulevardi i Ri, Shkozë për Njësinë Administrative Paskuqan, të cilët përfitojnë subvencionim të qirasë sipas parashikimeve të VKM Nr. 409, datë 15.06.2022 “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen”.
10. V: “Një ndryshim të vendimit Nr.107 datë 17.08.2022 mbi, “Miratimin e listës së subjekteve, posedues të ndërtimeve pa leje që preken nga realizimi i projektit Unaza e Madhe e Tiranës, Sheshi Shqiponja, Bulevardi i Ri, Shkozë për Njësinë Administrative Paskuqan, të cilët përfitojnë subvencionim të qirasë sipas parashikimeve të VKM Nr. 409, datë 15.06.2022 “Për rregullat, mënyrat dhe afatet e trajtimit të poseduesve të ndërtimeve pa leje që nuk legalizohen”
11. V : “Miratimin e dhënies së bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar të shkollës profesionale Kamëz për vitin shkollor mësimor 2024-2025”.
12. V:“Miratimin e dhënies së bursave të shtetit për nxënësit e arsimit parauniversitar (9-vjeçar dhe gjimnazit) për vitin shkollor mësimor 2024-2025”.
13. V: “Miratimin e efekteve financiare ekonomike të nxjerrjes jashtë përdorimit të pajisjeve me vlerë 5.258.884 lekë si dhe të materialeve me vlerë 29.400 lekë”.
14.V: “Miratimin e listës së familjeve që janë rekomanduar nga administratorët shoqërorë për trajtim me fondin 6% të bllok-ndihmës ekonomike”.
15.V: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë”.