Njoftim për publikun!
Ditën e Hënë me datë: 22.04.2024, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, pranë Bashkisë Kamëz zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
1.Miratimin e mandatit të anëtarit tëKëshillit Bashkiak z. Dritan Bresa.
2. P/V “Dhënie ndihme financiare për djegie banese”.
3. P/V “Miratimin e listës së familjeve që janë rekomanduar nga administratorët shoqërorë për trajtim me fondin 6% të bllok-ndihmës ekonomike”.
4. P/V “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i Bashkisë.
5. P/V “Një ndryshim nëVKB Nr. 7 datë 17.01.2022”.
6. P/V “Vendosjen e tarifës ushqimore të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe si dhe përcaktimin e kategorive përfituese të shërbimit ushqimor pa pagesë”.
7. P/V “Një ndryshim në VKB Nr. 137 datë 22.12.2021”.
8. Ndryshim emërtimi të rrugëve në territorin e Bashkisë Kamëz.