Na kontaktoni

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 25.08.2025

Njoftim për publikun!Ditën e Hënë me datë: 25.08.2025, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak.
Rendi i ditës

1 . Projekt-vendim per: “Miratimin e tavaneve përfundimtare të shpenzimeve për programin buxhetor afat-mesëm vendor 2026-2028”.

2. Projekt-Vendim për: “Dhënie pëlqimi për përcaktimin e pasurisë me Nr.42/26, zonë kadastrale 2066, në pronësi të Bashkisë Kamëz për ndërtimin e banesave sociale”.
3. Projekt-Vendim  për: “Dhënie ndihme ekonomike për familjet në nevojë nga buxheti i bashkisë dhe nga fondi  6%  i bllok-ndihmës ekonomike”.

4. Projekt-Vendim për: “Vijimin e trajtimit me bonus qiraje për familjet e prekura nga projekti, “Unaza e madhe e Tiranës-Bulevardi i Ri-Shkozë” Njësia Administrative Paskuqan dhe ju përfundon marrëveshja TIP e trajtimit.

5. Projekt-Vendim për: “Miratimin e listës së përfituesve dhe vlerës së subvencionimit të qirasë për ato familje në nevojë që nuk mund të përballojnë qiranë për vitin 2025”.

6. Projekt-Vendim për: “Dhënie ndihme financiare për diegie banese”

7. Projekt-Vendim  për: “Miratimin e rregullores për administrimin dhe mirëmbajtjen e banesave sociale me qira”, në Bashkinë Kamëz.

8. Projekt-Vendim për: “Dhënien e pëlqimit për krijimin e ekipit sportiv të qytetit të Kamzës nga klubi sportiv Triumph Football Academy”

9. Projekt-Vendim për: “Miratimin në parim të marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis Njësive të Vetqeverisjes Vendore dhe Këshillit të Ministrave për rritjen e kapaciteteve të Qeverisjes Vendore”.

10. Projekt-Vendim për: “Miratimin e planit të veprimit të barazisë gjinore.

11. Projekt-Vendim për: “Miratimin e planit të mbarështimit të  ekonomisë pyjore, “ZallHerr-Priskë”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz , për vitet 2025-2034”.

12. Projekt-Vendim për: “Miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat e Bashkisë Kamëz, për vitin 2025-2027”.

13. Projekt-Vendim për: “Miratimin e Planit të Integritetit të bashkisë Kamëz 2026-2028

14. Ndryshim emërtimi të një rruge në territorin e Bashkisë Kamëz.

Njoftime të ngjashme

Mbledhje Këshillit Bashkiak datë 26.09.2025

Ditën e Premte me datë: 26.09.2025, ora 16:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Kamëz, zhvillohet mbledhja...