Në Qendër Kamëz po punohet çdo ditë me ritëm të lartë për të përfunduar gjithë blloqet e pallateve, rrjetin e kanalizimeve, infrastrukturën, tregun dhe gjelbërimin.
Pallatet në tërësi janë veshut me sistem kapot dhe janë izoluar soletat, janë vendosur depozitat e përbashkëta të ujit dhe po punohet me infrastrukturën rrugore me qëllim krijimin e lehtësirave dhe kushteve për banorët.
Së fundmi ka përfunduar ndërtimi i rrugës “Manhatan” dhe lajmin e jep kryetari i bashkisë Rakip Suli, i cili në rrjetin social Facebook shkruan:
Fjala jonë është puna
!
Me këto investime qytetarët tani kanë banesa dhe ambiente tërësisht të transformuara dhe vlera e apartamenteve dhe pronave është rritur.
Translate