Na kontaktoni
?Jeni të rinj dhe të reja nga mosha 15-25 vjeç❓ ?Jeni banor i Bashkisë Kamëz❓ ?Keni aftësi por nuk keni...
A jeni midis 18 dhe 29 vjeç? Të apasionuar pas artit, kulturës, sportit apo mjedisit? A jeni gati të frymëzoni...
Punësimi i të rinjve dhe të rejave në Kamëz është prioritet absolut i Bashkisë. Veç masave lehtësuese dhe ndihmës direkt...
Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh “Ambasador” i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.
Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.
Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.
Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.
Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.