Na kontaktoni

Këndi i BE

Bashkia Kamëz shpall thirrjen për grante për mbështetjen e projekteve të OSHC-ve që kontribuojnë në fuqizimin e të rinjve dhe politikave rinore

Bashkia Kamëz shpall thirrjen publike në kuadër të fuqizimit të të rinjve dhe politikave rinore, me qëllim fuqizimin e rolit...

Bashkia Kamëz është një nga 27 qytetet që po nxisin ndryshime të qëndrueshme përmes programit URBACT Pioneers Accelerator

Qyteti i Kamzës është bërë pjesë e nismës URBACT Pioneers Accelerator, një iniciativë e Bashkimit Evropian që synon forcimin e...

Thirrje Publike për pjesëmarrje të përfaqësuesit të Shoqërisë Civile  në Komisionin e Vlerësimit të aplikimeve të OShC-ve në kuadër të projektit ReLOaD2

THIRRJE PUBLIKE PËR PJESËMARRJE TË PËRFAQËSUESIT TË SHOQËRISË CIVILE NË KOMISIONIN E VLERËSIMIT TË APLIKIMEVE TË ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE...

Thirrje Publike për Grant ReLOaD2

  REPUBLIKA E SHQIPËRISË […]

...

Bëhuni ambasador i Kamzës në një nga vendet e BE-së

Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh “Ambasador” i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.
 
Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.
 
Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.
 
Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.
 
Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.