Na kontaktoni

Këndi i BE

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së katërt publike për organizatat e shoqërisë civile në Bashkinë Kamëz

Ftesë për pjesëmarrje në takimin konsultues për përcaktimin e fushave të përparësive në kuadër të thirrjes së katërt publike për...

Projektit U.R. Impact ( programi i BE URBACT IV ).

Bashkia Kamëz, në bashkëpunim me nëntë Bashki nga nëntë vende të ndryshme të Bashkimit Europian, rezultoi fituese në Programin URBACT...

Thirrje publike për Grant ReLOaD2

BASHKIA KAMËZ NË PARTNERITET ME PROGRAMIN ReLOaD2 RISHPALL: THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE PËR DORËZIMIN E...

Bëhuni ambasador i Kamzës në një nga vendet e BE-së

Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh “Ambasador” i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.
 
Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.
 
Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.
 
Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.
 
Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.