Arkitektura teknike e një aplikacioni ekzistues në TIK, praktikat më të mira të teknikave të projektimit, praktikat dhe standardet më të mira për menaxhimin e sigurisë në TIK, cikli jetësor i një procesi testimi, përbërësit hardware, software, modulet ekzistuese dhe të reja, përbërësit, pajisjet dhe arkitekturat hardware DBMS dhe teknikat e magazinimit të të dhënave, lloje të ndryshme të testeve (teste funksionale, integruese, performance, përdorshmërie, stresi etj.), dokumentet teknike të kërkuara për hartimin, zhvillimin dhe vendosjen (deploying) e produkteve, të aplikacioneve dhe shërbimeve, ndikimi që ka integrimi i sistemeve në sistemin/organizimin ekzistues, mjediset për zhvillim të integruar (Integrated Development Environment – IDE), gjuhët për percaktimin e ndërfaqes (Interface Definition Languages – IDL), bazat e sigurisë informatike, gjuhët e programimit, gjuhët dhe teknikat e modelimit, metodat e studimit krahasues (benchmark) dhe metodat e matjes (performanca, ngarkesa, etj.), metodologjitë e vlerësimit, modelimit dhe zbatimit, modelet e konsumit të energjisë së software dhe/ose të hardware, optimizimi i burimeve dhe ulja e harxhimeve (hardware, software, detyrat e personelit, etj.), problematikat e pronësisë intelektuale (IPR), problematikat e lidhura me madhësinë e grupeve të të dhënave (p.sh. big data), problematikat që kanë të bëjnë me të dhënat e pastrukturuara (p.sh. data analytics), proceset e bizneseve dhe varësia e tyre ndaj aplikacioneve informatike, proceset e brendshme (rrjedha e punës, menaxhimi i proceseve etj.), projektimi funksional dhe teknik, programet/modulet software të përshtatshme, programet/modulet software DBMS dhe gjuhët përkatëse, prototipimi në TIK, zhvillimi i shpejtë i aplikacionit (Rapid Application Development – RAD), siguria në zhvillimin e aplikacioneve, sistemet operative dhe platformat e programeve kompjuterike, specifikimet funksionale të një sistemi informacioni, standardet kombëtare dhe ndërkombëtare që përcaktojnë kriteret e cilësisë për testimin, gjendjen aktuale të teknologjive, mjetet e kontrollit të versionit për prodhimin e dokumentacionit, mjetet dhe pajisjet e përdorshme për ruajtjen dhe rikuperimin e të dhënave, mjetet dhe teknikat për menaxhimin e ndryshimit, mjetet për krijimin e prezantimeve multimedia, mjetet për prodhimin, redaktimin dhe shpërndarjen e dokumenteve profesionale, zhvillimet e rëndësishme të TIK-ut dhe ndikimi i tyre i mundshëm në procese, teknikat e ndërfaqes midis moduleve, sistemeve dhe përbërësve, teknikat e provës së integrimit, teknikat, infrastrukturat dhe mjetet e përdorura në procesin e testimit, teknologjitë web cloud, mjetet e zhvillimit (p.sh. mjedisi i zhvillimit, menaxhimi, hyrja dhe rishikimi i kodit burimor).